Ndërlidhjet

Prishtina e vendosur për reciprocitetin


Qeveria e Kosovës ka insistuar se nuk do ta shqyrtojë ndalesën e saj ndaj importit të Serbisë, derisa autoritetet në Beograd të mos heqin embargon e tyre tregtare ndaj Kosovës.

“Vendimi është i pakthyeshëm, deri në vendimin e tyre që të njohin vulat doganore të Kosovës”, ka thënë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila.

Për Prishtinën, “embargo do të tërhiqet, në atë moment, kur të paktën një kamion do të kalojë nga Kosova në Serbi, dhe nuk do të pengohet për shkak të vulave doganore të Kosovës”, ka thënë zëvendëskryeministrja Kusari-Lila.

Qeveria e Kosovës vendosi të mërkurën që të ndërmarrë masat e reciprocitetit ndaj Beogradit, duke mos lejuar kështu hyrjen e mallrave serbe në Kosovë.

Embargo e Sebrisë ndaj Kosovës është vendosur qysh në vitin 2008, kur Kosova tashmë e pavarur, ndërroi edhe vulat doganore të UNMIK-ut.
XS
SM
MD
LG