Ndërlidhjet

Aksident fatal në Lugbunar, Thaçi ngushëllon familjarët


Kryeministri Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Thaçi nga Gllogjani i Pejës, pas fatkeqësisë së rëndë të komunikacionit që ka ndodhur sot në fshatin Lugbunar, ku pesë veta kanë mbetur të vdekur.

Aksidenti ka ndodhur të hënën rreth orës tre të mëngjesit në fshatin Lugbunar, 5 kilometra në lindje të Gjakovës, kur janë përplasur një veturë dhe një autobus.

Pesë viktimat raportohet se janë të së njëjtës familje.

“Në këto momente të vështira do t'ju jemi pranë dhe bashkëndjejmë dhembjen e madhe të humbjes së më të dashurve tuaj. Më këtë rast u bëj thirrje të gjithëve, por veçmas organeve të trafikut, që të bëjnë gjithçka që është e mundur, që të zvogëlohen
fatëkeqësitë dhe humbja e jetëve të njerëzve në rrugët tona”, thuhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit, të kryeministrit Thaçi.
XS
SM
MD
LG