Ndërlidhjet

Opozita serbe kërkon mbledhje të OKB-së për Kosovën


Partia Radikale Serbe ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë dhe presidenti Boris Tadiq të këmbëngulin për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me ngjarjet në Kosovë.

Deputeti Aleksandar Martinoviq tha se, nëse nuk ndodh një gjë e tillë, "ka frikë se mund të përsëritet 'marsi 2004'".

Ai ka thënë se deputetët radikalë kanë braktisur seancën parlamentare, pasi, siç është shprehur, "është çnjerëzore të diskutohet për energjinë, përderisa serbëve në Kosovë u rrezikohet jeta".

Ministria e Brendshme e Kosovës ka konfirmuar se pikat kufitare 1 dhe 31 janë nën kontrollin e policisë kosovare.
XS
SM
MD
LG