Ndërlidhjet

Maqedoni, falimenton A1-shi


Drejtësia maqedonase tha se televizioni i parë privat në vend, A1, ka falimentuar.

I njëjti burim tha se stacioni u detyrohet rreth 30 milionë euro kreditorëve të ndryshëm - 9.5 milionë prej të cilave janë taksa të papaguara.

Mbi 230 gazetarë dhe punonjës të televizionit do të humbasin punën pas mbylljes së A1-shit, i cili ishte lansuar në vitin 1993.

Pronari i tij, Velija Ramkovski - i cili krahas A1-shit mbante dhe tri gazeta që tashmë janë mbyllur - është arrestuar vitin e kaluar nën dyshimet për evazion fiskal.
XS
SM
MD
LG