Ndërlidhjet

Njëmbëdhjetë të vrarë në Siri


Aktivistët thonë se forcat siriane të sigurisë, të mbështetura nga tanket, kanë vrarë 11 civilë pranë Damaskut.

Sipas dëshmitarëve, banorët hodhën gurë dhe u vunë zjarrin gomave në përpjekje për të bllokuar ndërhyrjen. Të njëjtat burime thanë se agjentët e inteligjencës ushtarake kanë arrestuar rreth 300 persona.

Autoritetet siriane kanë dëbuar shumicën e gazetarëve të huaj, duke e bërë të vështirë verifikimin e paanshëm të të dhënave.
XS
SM
MD
LG