Ndërlidhjet

Byler thotë se në kufi ndodhen shërbyesit serbë


Komandanti i KFOR-it, Erhard Byler, tha se forcat speciale të Policisë së Kosovës janë tërhequr nga veriu dhe se në kalimet kufitare ndodhen shërbyesit serbë.

"Unë jam këtu për të bërë përpjekje në mbajtjen e rendit dhe të qetësisë – kjo është detyra ime. Njësitë ROSU janë tërhequr nga veriu. Sipas marrëveshjes, kemi dërguar shërbyes serbë në vendkalime dhe ata vazhdojnë të jenë atje", tha Byler, pas takimit me shefin e delegacionit serb në bisedime, Borisllav Stefanoviq, në Rudar të Zveçanit.

Stefanoviq u tha të tubuarve se ekziston një problem, meqë, siç tha, po bëhen përpjekje të sillen doganierët dhe policët kufitarë të Kosovës, ndonëse "serbët dhe Beogradi duan që atje të kthehen doganierët e EULEX-it dhe pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, të cilët ishin në vendkalime deri në ndërhyrjen e forcave speciale".

"Do ta zgjidhim problemin. Ose ata do të largohen nga aty ku kanë hyrë ilegaslisht, ose ne nuk do të lëvizim nga këtu derisa ata ta bëjnë një gjë të tillë", ka thënë Stefanoviq.

Udhëheqësit e serbëve të Mitrovicës kanë vendosur që, për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe përkeqësimit të gjendjes së sigurisë, të kufizojnë orarin e punës së dyqaneve dhe restoranteve, ora 7 deri në 15.
XS
SM
MD
LG