Ndërlidhjet

Pakistan: Ofensiva ushtarake shkakton 100 mijë refugjatë


Autoritetet thanë se deri në 100 mijë njerëz kanë ikur nga një distrikt i Pakistanit në kufi me Afganistanin, pas nisjes së një ofensive kundër militantëve në rajon.

Mijëra njerëz kanë braktisur qarkun e Kurramit, pas ofensivës së nisur në fillim të këtij muaji në një zonë ku militantët e Pakistanit dhe grupet talibane të Afgansitanit, kishin bazat e tyre dhe kampet e trajnimit.

Autoritetet qeveritare që merren me refugjatët thanë se deri tash janë regjistruar gati 100 mijë refugjatë.

Në shtatë qarqe të Pakistanit në kufi me Afganistanin gjenden strehët e kryengritësve dhe të talibanëve afganë.
XS
SM
MD
LG