Ndërlidhjet

EULEX heton vrasjen e policit dhe incidentet në veri


Ushtarët e KFOR-it, afër barrikadave serbe në veri, 27 korrik, Rudarë, Mitrovicë
Ushtarët e KFOR-it, afër barrikadave serbe në veri, 27 korrik, Rudarë, Mitrovicë
Misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka bërë të ditur se në përputhje me legjislacionin relevant ka nisur hetimet në tri incidente të ndryshme kriminale që kane ndodhur më 26 korrik në veri të Kosovës.

Ato kanë të bëjnë me vrasjen e një polici të Kosovë në fshatin Zupçë afër Zubin Potokut, tentim-vrasjen e zyrtarëve polciorë të Kosovë me armë zjarri afër Zubin Potokut dhe shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm me një mjet shpërthyer të hedhur ndaj një konvoji të Policisë së Kosovë afër Mitrovicës, me ç’rast është plagosur një zyrtar i Policisë së Kosovës.

Hetimet, sipas komunikatës për media të misionit, po kryhen nga Task-Forca e Mitrovicës, që përfshin prokurorët nga Gjykata e Qarkut e Mitrovicës dhe Policia e EULEX-it.
XS
SM
MD
LG