Ndërlidhjet

Eshton dënon dhunën në veri


Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, ka dënuar dhunën që ka zënë vend në veri të Kosovës.

“E dënoj fuqishëm dhunën në veri të Kosovës. Zhvillimet e fundit janë të papranueshme”, thuhet në deklaratën e saj.

“Është përgjegjësi e Beogradit dhe e Prishtinës që menjëherë t’i zbusin tensionet dhe të vendosin rendin dhe sigurinë për të gjithë. Dhuna kurrë nuk do të tolerohet, ndërsa veprimet e njëanshme nuk janë rruga për të ecur përpara”, ka thënë kryediplomatja evropiane.

Një grup personash ka sulmuar dhe djegur vendkalimin kufitar në Jarinë, mbrëmjen e së mërkurës.
XS
SM
MD
LG