Ndërlidhjet

Seancë e jashtëzakonshme për veriun


Kuvendi i Kosovës po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme për gjendjen e krijuar në veri të vendit.

Pas një fjalimi të kryeministrit Hashim Thaçi, i cili u zotua se qeveria mbetet e vendosur të mos ketë kthim prapa deri në vendosjen e kontrollit të plotë në doganat e Kosovës, grupi parlamentar i PDK-së prezantoi një rezolutë, me të cilën kërkohet që Kuvendi t’i japë mbështetje qeverisë, në vendosjen e rendit në veri.

Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se “veprimet e dhunshme në veri janë urdhëruar, koordinuar dhe udhëhequr nga strukturat me të larta politike të Qeverisë së Serbisë”.

“Kjo është vërtet për të ardhur keq. Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndërmarrë veprime të menjëhereshme qysh sot, për të riparuar logjistikën e dëmtuar në pikën 1, me qëllim që aty të dërgohen përsri oficerët e policisë kufitare të Kosovës, së bashku me doganierët”, ka thënë Thaçi, për të shtuar se në pikën kufitare 31 “Policia kufitare e Kosovës së bashku me doganierët tanë, janë duke kryer punën e tyre, ndërsa KFOR është duke ofruar siguri”.
XS
SM
MD
LG