Ndërlidhjet

Persona të armatosur sulmojnë zyrat e qeverisë në Afganistan


Zyrtarët afganë kanë thënë se një grup i armatosur me bomba vetëvrasëse, kanë sulmuar sot zyra rajonale të qeverisë në kryeqytetin e provincës jugore Uruzgan.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Sediq Sediqi, tha se për viktima deri me tash nuk është raportuar veç tre sulmuesve vetëvrasës që kishte shpërthyer eksplozivët e tyre.

Policia është duke u angazhuar për kapjen e përsonave të tjerë të armatosur.

Në raportet e më hershme është thënë se në një sulm në Tarin Kot, të paktën dy persona kanë humbur jetën, duke përfshirë edhe një fëmijë.

Një zëdhënës i talebanëve mori përgjegjësinë për sulmin. Sulmi erdhi vetëm një ditë pasi një sulmues vetëvrasës vrau kryetarin e qytetit jugor Kandahar, në serinë e sulmeve dhe vrasje të figurave të profilit të lartë të qeverisë dhe aleatëve të Presidentit Hamid Karzai.
XS
SM
MD
LG