Ndërlidhjet

Berisha mbështet aksionin e qeverisë në veri


Kryeministri Sali Berisha shprehu në një konferencë për mediat, shqetësimin e madh për ato që ai i quajti “provokime të rrezikshme të bandave serbe” në kufirin verior të Kosovës.

"Mbështesim operacionet e qeverisë së Kosovës dhe dënojmë aktet kriminale të fallangave të serbo-mëdhenjve në kufirin verior. Dënojmë vrasjen e një oficeri të policisë, sulmin e armatosur ndaj njësive të KFOR-it dhe i konsiderojmë këto akte dëshmi se fantazma e Serbisë së Madhe paraqet rreziqe për paqen dhe stabilitetin në rajon", tha Berisha.

Kryeministri Berisha mbështeti embargon e qeverisë së Kosovës ndaj produkteve serbe, për sic ka thënë ai, “jo sepse është kundër lëvizjes së lirë të mallrave, njerëzve, por se ky është një vendim i imponuar prej qeverisë serbe”.

Berisha i bëri thirrje qeverive të të dy vendeve që të marrin masa për të siguruar kushte dhe dialog mes dy vendeve të barabartë.
XS
SM
MD
LG