Ndërlidhjet

Breivik do të merret sërish nesër në pyetje


Organizatori i dyshuar i sulmeve në Norvegji do të merret sërish në pyetje nesër për aktin e kryer në Osllo dhe në ishullin Utoja.

Seanca dëgjimore e së premtes është e dyta me radhë për Anders Bering Breivikun.

Autoritetet e sigurisë thonë se janë gjithnjë e më të bindura se Breiviku ka vperuar pa bashkëpunëtorë.

Sidoqoftë, prokurorët paralajmërojnë se ai nuk do të shkojë në gjyq para vitit 2012, për shkak të kompleksit të hetimeve.

Breivik akuzohet për vrasjen e të pakten 68 personave në ishullin Utoja dhe për sulmin në ndërtesat e qeverisë, ku vdiqën 8 njerëz.
XS
SM
MD
LG