Ndërlidhjet

Mubaraku gjykohet në Kajro


Agjencia shtetërore e lajmeve në Egjipt bën të ditur se ish-presidenti i këtij vendi, Hosni Mubarak, dhe të tjerët, do të gjykohën në Gjykatën e Kajros më 3 gusht, lidhur me përfshirjen e tyre në vrasjen e protestuesve.

Gjykimit i nënshtrohen dhe dy djemtë e tij, ish-ministri i Brendshëm dhe disa zyrtarë të tjerë të regjimit të kaluar.

Nuk është bërë e qartë nëse gjendja e tij shëndetësore do ta lejojë Mubarakun të ndjekë gjykimin personalisht. Ai ndodhet nën arrest në një spital të Sharm el-Sheikut që nga muaji prill.
XS
SM
MD
LG