Ndërlidhjet

Maqedoni, Kuvendi voton Qeverinë e re


Kuvendi i Maqedonisë, dhjetë minuta para mesnatës së kaluar, ka votuar qeverinë e re të kryeministrit Nikolla Gruevski.

Me 70 vota për dhe 47 kundër, Gruevski ka formuar qeverinë për herë të tretë.

Ekzekutivi ka katër zëvendëskryeministra, prej të cilëve dy janë nga partia shqiptare në koalicion - Bashkimi Demokratik për Integrim.

Numri i ministrive është shtuar për një, duke u bërë 15 pas formimit të Ministrisë për Investime të Huaja.

BDI udhëheq me Ministrinë e Mbrojtjes, të Ekonomisë, të Pushtetit Vendor, të Drejtësisë dhe të Mjedisit.

Kryeministri Gruevski tha se prioritete të qeverisë do të jenë zhvillimi ekonomik, integrimi evropian dhe zgjidhja e mosmarrëveshjes për emrin me Greqinë.
XS
SM
MD
LG