Ndërlidhjet

Sulmuesi norvegjez sërish para hetuesve


Policia norvegjeze do të marrë në pyetje për herë të dytë organizatorin e dyshuar të sulmeve në Norvegji.

Anders Bering Breivik ka pranuar përgjegjësinë për vrasjen e 68 personave në ishullin Utoja dhe bombardimin e ndërtesës qeveritare në Osllo, ku u vranë 8 njerëz, por hetuesit thonë se ai duhet të pyetet për herë të dytë meqë janë shfaqur informacione të reja.

Hetuesit thonë se prioritet i tyre do të jetë që të përcaktojnë nëse Breiviku ka vperuar i vetëm apo ishte pjesë e një rrjeti ekstremist siç pretendon.

Bëhet e ditur se Breivik nuk do të shkojë në gjyq para vitit 2012 për shkak të kompleksitetit të rastit.
XS
SM
MD
LG