Ndërlidhjet

Një natë më e qetë në veri


Veriu i Kosovës ka kaluar një natë më të qetë, ndonëse ende ka barrikada nëpër rrugët që çojnë kah vendkalimet kufitare me Serbinë, raportojnë autoritetet e sigurisë.

Zëdhënësi Brahim Sadriu tha se, natën e kaluar, gjendja në përgjithësi ka qenë e qetë dhe, sipas tij, po shkon kah normalizimi.

“Gjatë natës së kaluar mund të themi se situata ka qenë e qetë, nuk kemi pasur incidente të raportuara. Dy rrugë që shpien në dy vendkalimet kufitare ende kanë disa pengesa, por nuk ka pasur incidente. Do të thotë, situata është e qetë dhe po shkon drejt normalitetit”, tha Sadriu.

Pas sulmeve të grupeve të serbëve në pikat doganore, këto të fundit mbeten nën kontrollin e forcës paqeruajtëse.
XS
SM
MD
LG