Ndërlidhjet

Drejtësia tuniziane dënon Ben Alinë


Drejtësia tuniziane ka dënuar presidentin e përmbysur, Ben Ali, dhe dhëndrrin e tij me nga 16 vjet heqje lire, pasi janë gjetur fajtorë për vepra korruptive.

Ky ishte gjykimi i tretë në mungesë i Ben Alisë, i cili është larguar me anëtarët e familjes së ngushtë në Arabinë Saudite, ku vazhdon të jetojë në ekzil.

Gjykata ka dënuar me tetë vjet burg edhe vajzën e ish-presidentit tunizian, Nisrine, dhe e ka urdhëruar atë të paguajë 50 milionë dinarë.

Ben Ali është përmbysur në muajin janar të këtij viti, pas valës së protestave kundër regjimit të tij.
XS
SM
MD
LG