Ndërlidhjet

Spanja, në zgjedhje të parakohshme


Kryeministri i Spanjës, Hose Luis Zapatero, ka shpallur zgjedhjet e përgjithshme për muajin nëntor - katër muaj më herët se që ishte e planifikuar.

Zapatero njoftoi se zgjedhjet do të mbahen më 20 nëntor.

Ai është vënë nën presion nga konservatorët e opozitës, të cilët e akuzojnë se ka lejuar ekonominë të përkeqësohet.

Edhe zyrtarë të vetë Partisë së tij Socialiste kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme, duke besuar se do të jenë në dobi të partisë.

Zapatero, muaj më parë, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për një mandat të tretë.
XS
SM
MD
LG