Ndërlidhjet

Obama alarmon se nuk ka më kohë për borxhin


Presidenti Barak Obama ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara pothuajse “nuk kanë më kohë” për të arritur marrëveshje në lidhje me rritjen e kufirit të borxhit dhe ka insistuar se kompromisi mund të arrihet.

Në një deklaratë të shkurtër në Shtëpinë e Bardhë, Obama bëri thirrje për një marrëveshje dypartiake.

“Ka shumë mënyra për të dalë nga kjo situatë, por, pothuajse nuk kemi kohë më. Duhet të arrijmë marrëveshjen të martën, në mënyrë që vendi ynë të mund të paguajë faturat siç ka bërë gjithmonë”, ka thënë Obama.

Ai u kërkoi amerikanëve, që të bëjnë presion mbi republikanët dhe demokratët, në mënyrë që të arritjnë kompromisin.
XS
SM
MD
LG