Ndërlidhjet

AFP: Tërhiqet KFOR-i nga barrikadat serbe


Zëdhënësi i KFOR-it Hans Wichter ka thënë se një konvoj prej rreth 30 automjeteve ushtarake është tërhequr nga një barrikadë e vendosur nga qindra serbe për t’i penguar forcat paqeruajtëse që të shkojnë në një bazë në veri.

Barrikadat qenë vendosur në fshatin Rudarë në veri të Kosovës.

Wichter i ka thënë agjencisë France Press se vendimi është marrë për “të shmangur gjakderdhjen” në rajonin verior që është goditur nga dhuna që nga ndërhyrja e policisë për të marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31.
XS
SM
MD
LG