Ndërlidhjet

NATO godet televizionin shtetëror të Libisë


NATO ka bombarduar transmetuesit shtetërorë të Libisë, për shkak të, siç thuhet, ndikimit të tyre në nxitjen e dhunës.

Zëdhënësi Roland Lavoi tha se sulmet janë kryer me municione të precizuara.

“Disa orë më parë, NATO ka kryer një sulm të precizuar ajror, i cili ka dëmtuar tri antenna satelitore të televizionit shtetëror në Tripoli. Sulmi është kryer nga avionët luftarakë të NATO-s, në përputhje me Rezolutën 1973 të Këshillit të Sigurimit”, tha Lavoi.

Disa orë pas deklaratës së NATO-s, televizioni libian ka vazhduar transmetimin.

I njëjti tha se sulmet ajrore të NATO-s kanë goditur caqet civile, por kjo nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.
XS
SM
MD
LG