Ndërlidhjet

Në veri situata e qetë


Autoritetet e rendit thonë se situata e sigurisë në veri të Kosovës është e qetë dhe nën kontroll të forcave të sigurisë.

Zëdhënësi i policisë Brahim Sadriu, tha për radion Evropa e Lirë, se nga informacionet e deritanishme gjendja është e qetë.

“Sipas informatave që ne kemi marrë sot nga terreni gjatë gjith natës nuk kemi pasur ndonjë incident të raportuar. Situata është e qetë dhe është duke shkuar drejt nomaliteti. Sa i takon dy vendkalimeve kufitare në Bernjak dhe Jarinjë, në Bernjakë, janë zyrtarët policor dhe doganierët, konform detyrave të veta, ndersa në Jarinjë për shkak të infrastrukturës jo të rregullt ajo është e mbyllur përkohësisht.

Pas sulmeve të grupeve të serbëve në pikat doganore, këto të fundit mbeten nën kontrollin e forcës paqeruajtëse.
XS
SM
MD
LG