Ndërlidhjet

Cvetkoviq: Prishtina provokoi Serbinë


Autoritetet në Beograd kanë akuzuar Prishtinën dhe praninë ndërkombëtarë në Kosovë, duke i fajësuar ato për incidentet e kësaj jave në veri.

Kryeministri serb, Mirko Cvetkoviq, u tha ligjvënësve se "qëllimi ishte krijimi i incidenteve dhe provokimi i Serbisë".

Udhëheqësit e lartë serbë kanë marrë pjesë në një seancë urgjente parlamentare, të thirrur pas bllokimit të rrugëve nga ana e serbëve në veri të Kosovës.

Ata kanë krijuar post-blloqe për të parandaluar, siç thuhet, autoritetet e Kosovës nga marrja e kontrollit të kufijve në veri.

Serbia ka kundershtuar veprimet e Qeverisë së Kosovës në venkalimet 1 dhe 31, duke i ka konsideruar si të paligjshme.
XS
SM
MD
LG