Ndërlidhjet

Libi: Komandanti i kryengritësve s'u vra për tradhti


Kreu i Këshillit Kombëtar Tranzitor tha se shefi ushtarak i kryengritësve ishte arrestuar për hetime pas ankesave për keqmenaxhim të forcave të tij dhe ishte vrarë ndërsa po transportohej në një vend më të sigurt.

Mustafa Abdul-Xhelili ka hedhur poshtë raportet e mëhershme se Abdel-Fatah Junis është vrarë për tradhti nga forcat e Al Kaidës.

Ai u tha gazetarëve se një komision është duke hetuar rrethanat e vdekjes së Junisit, por vrasësit sipas tij nuk janë identifikuar ende.

Junis ka qenë ish ministër i Libisë, i cili kaloi në anën e kryengritësve në muajin shkurt.

Ai u vra të enjten së bashku me dy ndihmës të tij pasi që u thirr në Bengazi për t’u marrë në pyetje.

Ndërkohë, aeroplanët luftarakë të NATO-s kanë sulmuar tre transmetues të televizionit libian, në atë që aleanca e përshkruajti si përpjekje për të ndalur transmetimin që po përdorej për të nxitur dhunën dhe kërcënimin e civilëve.

Pas sulmeve, televizioni shtetëror libian transmetonte ende dhe stacioni dënoi atë që e quajti shënjestër ndaj gazetarëve.

Drejtori i televizionit Al-Xhmahiria, shërbimi në gjuhën angleze, Khaled Basilia, tha se tha se tre gazetarë janë vrarë dhe 15 janë lënduar gjatë sulmit të NATO-s.
XS
SM
MD
LG