Ndërlidhjet

Sulm me tanke në Hama


Banorët thonë se tanket kanë sulmuar qytetin e Hamës herët në mëngjes, pasi që ishte rrethuar për pothuaj një muaj, si reagim kundër demonstratave kundër presidentit Bashar al Asad.

Agjencitë e ndryshme të lajmeve, duke u bazuar në informacionet e dëshmitarëve, thonë se gjatë sulmeve janë vrarë 20-45 persona.

Pesë persona tjerë janë vrarë të shtunën gjatë granatimit të Deir al Zorit nga forcat siriane.

Grupi, Unioni Për Koordinimin e Revolucionit Sirian tha se 57 ushtarë në Deir al-Azor kanë dezertuar për t’iu bashkuar protestuesve.

Grupi tha se banorët kanë formuar komitete lokale dhe kanë vendosur barrikada për të penguar avancimin e tankeve brenda qytetit.

Deri më tash njoftohet se kanë vdekur 1.888 persona nga ta 1519 civilë dhe 369 pjesëtarë të forcave të sigurisë.
XS
SM
MD
LG