Ndërlidhjet

Në veri qetë, në pikat kufitare policia e doganierët


Situata e sigurisë në veriun e Kosovës, gjatë natës që shkoi, ka qenë e qetë dhe kjo gjendje vazhdon ende, thonë zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Sabrie Kamberi zëdhënëse e Policisë së Kosovës i ka thënë Radios Evropa e Lirë se gjatë tërë natës nuk është raportuar ndonjë incident.

“Ka qenë një natë e qetë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me kolegët nga Drejtoria rajonale e Mitrovicës dhe deri më tash raportohet që situata është e qetë”, ka thënë Kamberi.

Ajo ka theksuar se zyrtarët policorë të policisë kufitare dhe doganierët vazhdojnë të qëndrojnë në të dyja pikat kufitare, në Jarinjë dhe Bërnjakë.
XS
SM
MD
LG