Ndërlidhjet

Gjermania dëbon diplomatin libian


Ministria e jashtme e Gjermanisë ka bërë të ditur sot se pas konsultimeve me zyrtarët gjermanë të sigurisë, kanë urdhëruar dëbimin e një diplomati të lartë libian nga Gjermania për shkak të besnikërisë së tij ndaj kreut libian Muamer Gadafi.

Ministria e Jashtme ka konfirmuar një raport në revistën “Fokus”, se Hisham el-Sharif është shpallur 'persona non grata "dhe ka urdhëruar atë dhe familjen e tij të largohen nga Gjermania.

Revista “Focus”, raportoi se qeveria e Gadafit kishte caktuar Sharif si të ngarkuarin e tij me punë në Berlin më 22 korrik.

Të mërkurën Britania kishte larguar gjithë stafin e ambasadës libiane në Londër, dhe ka kërkuar nga Këshill Kombëtar Tranzitor që të sigurojë përfaqësues në Londër.
XS
SM
MD
LG