Ndërlidhjet

Stefanoviq e Bogdanoviq hyjnë në Kosovë


Kreu i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, dhe ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, raportohet të kenë arritur përmes rrugëve sekondare në Leposaviq.

Siç njofton agjencia Beta, Stefanoviq dhe Bogdanoviq janë pritur nga rreth 300 banorë serbë.

Dy zyrtarëve serbë nuk u është lejuar të hyjnë në Kosovë nga vendkalimi kufitar në Jarinë.

Stefanoviq ka thënë se bisedimet për "statusin e vendkalimeve në veri" do të vazhdojnë sot.
XS
SM
MD
LG