Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se demokratët dhe republikanët në Kongres kanë arritur marrëveshjen për të parandaluar moslikuidimin e borxhit.
“Ende priten disa vota shumë të rëndësishme nga anëtarët e Kongresit, por unë dua të njoftoj se liderët e të dyja partive në të dyja dhomat kanë arritur marrëveshjen që do të zvogëlojë deficitin dhe do të shmangë moslikuidimin – moslikuidim ky që do të kishte një efekt shkatërrues në ekonominë tonë”, tha Obama.
Gjatë njoftimit, Obama pranoi se marrëveshja për të rritur kufirin e borxhit amerikan duhet të miratohet në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve.
Ligjvënësit janë përballë afatit të fundit, që është mesnata e dy gushtit – në të kundërtën, Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë në gjendje të paguajnë të gjitha faturat, çfarë do të ndikonte edhe në tregjet globale.