Ndërlidhjet

Turqi, priten emërimet e reja ushtarake


Udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Turqisë, të kryesuar nga kryeministri Rexhep Taip Erdogan, kanë nisur takimin katërditor që synon emërimin e komandës së re ushtarake, pas dorëheqjes së katër komandantëve të lartë.

Bashkë me kreun e forcave të armatosura të Turqisë, gjeneralin Isik Kosaner, dorëheqje kanë dhënë edhe krerët e forcave ajrore, tokësore dhe detare, në shenjë proteste për burgsojën e dhjetëra ushtarakëve nën akuzat për komplot kundër Qeverisë së Erdoganit.

Kosaner pritet të zëvendësohet nga gjenerali Nekdet Ozel, i cili tashmë është zgjedhur ushtrues detyre.

Dorëheqjet vijnë pas tensioneve të gjata mes ushtrisë laike të Turqisë dhe qeverisë me rrënjë islamike.

Do të jetë hera e parë në Turqi që qeveria civile të caktojë komandantët e forcave të armatosura.
XS
SM
MD
LG