Ndërlidhjet

Itali, 25 emigrantë të vdekur në anije


Rojet bregdetare të Italisë kanë gjetur 25 trupa - që dyshohet të jenë të emigrantëve - në anijen që udhëtonte nga Afrika e Veriut në ishullin italian të Lampedusas.

Zyrtarët thanë se kufomat – të gjithë të rinj – janë gjetur të vendosura në një hapësirë të vogël pranë dhomës së motorit të anijes.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, por zyrtarët besojnë se viktimat kanë pësuar nga asfiksimi. Anija, e cila ishte nisur nga Libia, mbante 296 njerëz.

Raportet thonë se viktimat kanë bërë përpjekje të dalin, porse janë shtyrë brenda nga emigrantët e tjerë, për shkak të, siç thuhet, hapësirës së pamjaftueshme në anije.

Që nga muaji janar, 33 mijë njerëz janë larguar nga trazirat në Afrikën e Veriut dhe kanë arritur në Lampedusa.
XS
SM
MD
LG