Ndërlidhjet

Izraeli do ekstradojë të dyshuarin serb për krime lufte


Një gjykatë e Jerusalemit ka miratuar ekstradimin në Bosnjë të një serbo-izraeliti të akuzuar se ka marrë pjesë në vrasjen e mijëra myslimanëve në masakrën e Srebrenicës.

Gjykata e Qarkut vendosi që Aleksandër Cvetkoviq, një serb i Bosnjës që ka marrë nënshtetësinë izraelite përmes gruas së tij hebreje, të dërgohet në Gjykatën për Krime Lufte të Sarajevës.

Cvetkoviq ka afat prej 30 ditësh për të apeluar vendimin në Gjykatën Supreme të Izraelit.

Ai është arrestuar në janar, pasi që Izraeli mori kërkesen për ekstradim nga autoritetet e Bosnjës, të cilat e akuzojnë atë se ka qenë pjesë e njësisë që ka vrarë një mijë myslimanë të Bosnjës në fermën afër Srebrenicës, në korrik të 1995-ës.

Cvetkoviq emigroi në Izrael në vitin 2006.
XS
SM
MD
LG