Ndërlidhjet

Turqia dënon ashpër dhunën në Siri


Turqia ka dënuar ashpër dhunën e fundit në Siri, e cila ka marrë afro 140 jetë njerëzish.

Ministri i Jashtëm, Ahmet Davotoglu, tha se autoritetet turke janë tronditur thellë nga operacionet në Hama dhe qytetet të tjera të Sirisë.

"Një fillim i tillë i Ramazanit - kur ne ishim në pritje të zbatimit të reformave të premtaura - është i papranueshëm. Ne e dënojmë sulmin. Ne të gjithë dëshirojmë të shohim fundin e operacioneve ushtarake në Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Ne dëshirojmë një të ardhme paqësore për sirianët", tha Davotoglu.

Aktivistët e të drejtave të njeriut në Siri thonë se forcat ushtarake kanë sulmuar ne tanke protestuesit.
XS
SM
MD
LG