Ndërlidhjet

Osllo, njësia speciale nis hetimet e "22 korrikut"


Policia në Osllo ka krijuar një njësi të veçantë për të hetuar sulmet e 22 korrikut. E njëjta ka mbledhur telefonat, kamerat dhe kompjuterët nga ishulli Utoja për t'i hetuar.

Prokurori Pal Fredrik Hjort Krabi, i cili është i ngarkuar me hetimet, tha se struktuara e task forcës së re do të shpallet brenda ditësh.

Ai tha se policia ka mbledhur të gjitha mjetet elektronike, të gjetura në ishullin Utoja, ku ekstreimisti i krahut të djathtë, Anders Bering Breivik, ka pranuar vrasjen e 69 pjesëmarrësve në një kamp rinor të Partisë Laburiste.

Breivik fillimisht ka sulmuar ndërtesën e qeverisë në Osllo, ku kanë humbur jetën tetë persona.
XS
SM
MD
LG