Ndërlidhjet

Thaçi: Durimi ynë u keqpërdor


Kryeministri Hashim Thaçi tha se nuk do të zmbrapset nga qëllimi i tij për të shtrirë autoritetin në veriun e Kosovës.

Ai në një intervistë për agjencinë Associated Press ka thënë se ka parë që durimi i shtetit është “keqpërdorur” nga institucionet ndërkombëtare, të cilat kanë lejuar që rajoni verior të mbetet jashtë kontrollit të Prishtinës.

“Nuk ka kthim mbrapa dhe nuk ka kompromis me askënd në lidhje me sigurinë e shtetit”, ka thënë Thaçi, një javë pasi që urdhëroi dërgimin e njësive speciale të Policisë së Kosovë për të futur nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31 në veriun e dominuar nga serbët.
XS
SM
MD
LG