Ndërlidhjet

Përfundon takimi me Kuperin, s'ka deklarata


Takimi në Rashkë mes përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë, Borisllav Stefanoviq e Goran Bogdanoviq me ndërmjetësin e Bashkimit Evropian në dialogun Prishtinë-Beograd, Robert Kuper ka përfudnuar pas tri orësh, njfotojnë mediat serbe.

Anjëri nga zyrtarët nuk ka dhënë deklarata për media në lidhje me takimin.

Njoftohet se i pari që ka lëshuar ndërtesën e kuvendit komunal, ku është zhvilluar takimi, ka qenë z Kuper, i cili është larguar me nxitim, duke mos u ndalur pranë gazetarëve të grumbulluar.

Pritej që në takim të diskutohej gjendja e krijuar në veriun e Kosovës pas ndërhyrjes së autoriteteve kosovare për të shtrirë kontrollin edhe në pikat kufitare në veri.

Serbët lokalë kanë bllokuar disa rrugë magjistrale në pjesën veriore dhe po kërkojnë zgjidhje në kuadër të dialogut.
XS
SM
MD
LG