Ndërlidhjet

Pakistani kërkon "kushtet e angazhime" të qarta të SHBA-ve


Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë "terma të qartë të angazhimit" në luftën kundër militantëve islamikë, në qoftë se lidhjet e ndërsjella të tensionuara duan të përmirësohen.

Këtë, Zardari e tha përmes një njoftimi për media të cilin e ka lëshuar zyra e tij sot, pas një takimi që ka pasur mbrëmë me Mark Grosman, përfaqësuesin e posaçëm të SHBA-ve për Afganistanin dhe Pakistanin.

Zardari u citua sot të ketë thënë se "kushtet e angazhimit duhet të jenë të përcaktuara qartë dhe të caktuar në mënyrë që çdo mosmarrëveshje të mund të zgjidhet miqësisht”.

Marrëdhëniet e tensionuara ndërmjet Islamabadit dhe Uashingtonit janë rritur veçanërisht pas vrasjes së kreu të al-Kaidës Osama bin Laden që u vra 2 Maj.

XS
SM
MD
LG