Ndërlidhjet

Gifords kthehet në Dhomën e Përfaqësuesve


Kongresistja amerikane, Gabriell Gifords, e cila u qëllua në kokë në muajin janar, është kthyer në Dhomën e Përfaqësuesve për herë të parë që nga marrja e lëndimeve.

Gifords, anëtare e Partisë Demokratike të presidentit Barak Obama, ka hedhur votën e saj në favor të planit për rritjen e kufirit të huamarrjes amerikane dhe shmangien e moslikuidimit.

Gifords u qëllua në Tukson të Arizonas nga një person i armatosur, i cili ka të vdekur gjashtë njerëz të tjerë.

Ajo u lirua nga spitali në muajin qershor, por vazhdon ende të trajtohet.
XS
SM
MD
LG