Ndërlidhjet

Pakistani kërkon qartësime nga SHBA


Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të ofrojnë “terma të qartë të angazhimit” në luftën kundër militantëve islamikë, nëse duan përmirësim të marrëdhënieve dypalëshe.

Komentet e tij vijnë pas takimit me përfaqësuesin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Afganistanin dhe Pakistanin, Mark Grosman.

Raportet midis Islamabadit dhe Uashingtonit janë tensionuar që nga vrasja e kryeterrorsitit Osama bin Laden nga komandot e forcave amerikane në Abotabad të Pakistanit.

Zardari tha se angazhimi i Shteteve të Bashkuara duhet të jetë i përcaktuar qartë, në mënyrë që “çdo mosmarrëveshje të mund të zgjidhet miqësisht”.
XS
SM
MD
LG