Ndërlidhjet

Pakistan, bisedime trepalëshe për procein e pajtimit


I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin dhe Pakistanin, Mark Grosman, i ka bërë thirrje Islamabadit të mbështesë përpjekjet për paqe dhe pajtim ndërmjet militantëve talibanë dhe Qeverisë afgane.

Grosman i bëri këto komente në kryeqytetin pakistanez, ku ka zhvilliar bisedime me zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Pakistanit dhe Afganistanit.

“Nga këndvështrimi im, ky grup i tre vendeve vë në pah rolin unik dhe të rëndësishëm që Pakistani duhet të luajë në mbështetje të procesit të pajtimit”, ka thënë Grosman.

Ushtria e Pakistanit dhe shërbimet e inteligjencës kanë pasur historikisht lidhje me talibanët, ndërsa militantët islamikë janë strehuar në zonat fisnore të Pakistanit.
XS
SM
MD
LG