Ndërlidhjet

SHBA: 72 vetë akuzohen për pornografi të fëmijëve në Internet


Autoritetet në Shtetet e Bashkuara i kanë akuzuar 72 vetë të dyshuar se janë pjesë e rrjetit global të pornografisë së fëmijëve në Internet, që ka tregtuar me dhjetëra mijëra pamje dhe video ku shihen fëmijët e keqtrajtuar seksualisht.

Zyrtarët thanë se prej 72 të dyshuarve, 43 vetë janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara, ndërsa disa ishin arrestuar në vendet e tjera.

Afro 20 të dyshuar nuk janë zënë ende.

Zyrtarët thanë se arrestimet lidhur me këtë rast janë bërë edhe në 13 vende të tjera: Kanada, Danimarkë, Ekuador, Francë, Gjermani, Hungari, Keni, Holandë, pastaj në Filipine, Katar, Serbi, Suedi dhe Zvicër.
XS
SM
MD
LG