Ndërlidhjet

Japoni: Intervenim për dobësimin e jenit kundër dollarit


Qeveria e Japonisë ka intervenuar në tregjet monetare për ta dobësuar jenin dhe për të arritur rritje ekonomike.

Ministri i financave, Yoshihiko Noda, tha se ky veprim u ndërmor për ta mbrojtur ekonominë japoneze, derisa ky vend e vazhdon rindërtimin nga tërmeti i 11 marsit dhe cunami shkatërrues që pasoi.

Dollari amerikan u forcua kundër jenit japonez, pas këtij intervenimi, duke arriturë vlerën prej 78 jenësh, pasi e kishte arritur nivelin më të ulët këtë javë, kur vlente vetëm 76 jenë.

Ekspertët thonë se jeni i fuqishëm mund ta dëmtoj ekonominë japoneze duke e reduktuar vlerën e të ardhurave të jashtme të korporatave të Japonisë dhe duke i bërë eksportet japoneze në tregjet e jashtme shumë më të shtrenjta.

Dollari ishte dobësuar në tregjet monetare për shkak të shqetësimeve për perspektivën e rritjes ekonomike të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG