Ndërlidhjet

Francë: Gjykata urdhëron hetime ndaj shefes së FMN-së


Një gjykatë franceze sot ka urdhëruar hetime për rolin e shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristine Lagarde, në një pagesë për një biznesmen, i cili është mik i presidentit Nikolas Sarkozi, në periudhën kur zonja Lagarde ishte ministre e financave e Francës.

Tribunali special për procese kundër ministrave, që quhet Gjykata e Drejtësisë e Republikës, e shpalli vendimin e saj, pas një takimi disa orësh, në të cilin u shqyrtuan rezultatet e një hetimi preliminar nga paneli i gjyqtarëve.

Kristine Lagarde, që pas dorëheqjes së Dominik Shtraus Kanit, u zgjodh shefe e FMN-së, në muajin korrik, e ka hedhur poshtë çfarëdo keqbërje.
XS
SM
MD
LG