Ndërlidhjet

Ukrainë: Nga eksplodimi në minierë – 26 të plagosur


Eksplodimi i metanit në një minierë të thëngjillit në pjesën lindore të Ukrainës, ka shkaktuar lëndimin e së paku 26 njerëzve.

Ishte ky incidenti i tretë në miniera në Ukrainë gjatë më pak se një jave.

Zyrtarët thanë se aksidenti ndodhi në një minierë në rajonin Luhansk. Pesë minatorë janë dërguar në spital me djegie të rrezikshme, ndërsa 21 të tjerë janë lënduar lehtë.

Minierat e thëngjillit në Ukrainë konsiderohen ndër më të rrezikshmet në botë, për shkak të pajisjeve të vjetruara dhe mosrespektimit të gjërë të rregullave të sigurisë.

Të premten e kaluar, nga një shpërthim dhe një shkatërrim i asensorit në dy miniera të thëngjillit, në pjesën lindore të Ukrainës, janë vrarë 37 minatorë.
XS
SM
MD
LG