Ndërlidhjet

Stefanoviq, optimist për zgjidhjen e "krizës së madhe"


Kreu i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, u shpreh optimist se në takimin me komandantitn e KFOR-it, që pritet të nisë më vonë, "do të gjendet zgjidhja e krizës".

"Pres zgjidhje të kësaj krize të madhe, nëse gjithçka shkon mirë deri në fund", tha Stefanoviq për mediat serbe.

Pas takimit që pritet të mbahet në bazën e KFOR-it, "Nothing Hill", Stefanoviq tha se qytetarët do të njoftohen me "përmbajtjen e bisedimeve".

Në bisedime merr pjesë edhe ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq.
XS
SM
MD
LG