Ndërlidhjet

Avokati thotë se ka mungesë akuzash për znj.Llegardë


Një gjykatë franceze ka urdhëruar hetime për rolin e shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristine Llegardë, në një pagesë për një biznesmen, i cili është mik i presidentit Nikolas Sarkozi. Rasti ka të bëjë me periudhën kur zonja Llegardë ishte ministre e Financave të Francës.

Shefja e FMN-së ka hedhur poshtë çfarëdo keqbërjeje. Avokati Iv Repikue i bëri këto komente para gazetarëve në Paris:

"Do të ketë mungesë të akuzave. Pra, do të mungojnë akuzat dhe në fund do të dorëzohen. Jemi më shumë se të sigurt", tha Repikue.

Tribunali special për procese kundër ministrave, që quhet Gjykata e Drejtësisë e Republikës, shpalli vendimin pas një takimi disaorësh, në të cilin u shqyrtuan rezultatet e një hetimi preliminar nga paneli i gjyqtarëve.
XS
SM
MD
LG