Ndërlidhjet

Jahjaga i uron ditëlindjen Obamës


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka uruar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, për ditëlindjen e tij të 50-të.

"Në emër të Republikës së Kosovës, të gjithë qytetarëve dhe në emrin tim personal, ju shpreh urimet e mia më të përzemërta juve, familjes suaj dhe vendit tuaj për ditëlindjen tuaj të 50-të".

"Vepra juaj si president i Shteteve e Bashkuara të Amerikës, një vendi lider në botë, është historike dhe e rëndësishme në vazhdimësinë e politikave të promovimit dhe mbrojtjes së lirive, të të drejtave dhe të demokracisë, ku modeli amerikan i mundësive dhe shanseve të barabarta vlerësohet si një shpresë dhe një rrugë për vendet e botës, në arritjen e qëllimeve liridashëse dhe për demokraci", thuhet mes tjerash në urimin e presidentes Jahjaga..
XS
SM
MD
LG