Ndërlidhjet

Shqetësime për gjendjen e mediave në Irak


Reporterët pa Kufij kanë konkluduar se forcat irakiane të sigurisë po keqtrajtojnë gazetarët, e veçanërisht ekipet televizive.

“Sulmet fizike ndaj gazetarëve, konfiskimi i materialeve të tyre dhe urdhrat për ndalimin e punës janë gjëra që ndodhin vazhdimisht”, thuhet në deklaratën e këtij grupi.

I njëjti ka shprehur “shqetësimin në rritje në lidhje me përkeqësimin e mundësive të mediave për të vepruar lirshëm në Irak”.

Në muajin qershor, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se Iraku kryeson listën e vendeve ku vrasjet e gazetarëve kalojnë pa u ndëshkuar.
XS
SM
MD
LG