Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë rikërkon largimin e Asadit


Shtëpia e Bardhë ka përsëritur thirrjet për largimin nga pushtetit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad.

“Me veprimet e tij, presidenti Asad është duke siguruar se ai dhe regjimi i tij do të mbeten në të kaluarën dhe se populli sirian që ka demonstruar në rrugë, do të përcaktojë të ardhmen e këtij vendi”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Kerni.

"Është bërë shumë e qartë në botë se veprimet e Asadit janë në rrugë të rrezikshme. Asad është në rrugë drejt largimit. Dhe, siç ka thënë ambasadori i SHBA-së në Siri, Robert Ford, ne duhet të mednojmë për ditën pas Asadti", tha Kerni.

Dhuna në qytetin Hama ka vazhduar edhe sot, ku aktivistët raportojnë për të paktën 6 të vrarë.
XS
SM
MD
LG